
Balaj prezantohet te Strum Graz
26 korrik 2019
| 11:39
Bekim Balaj është zyrtarisht lojtar i Strum Graz, skuadër që militon në elitën e futbollit austriak.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare firmosi kontratë 2-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për një vit tjetër, teksa sot në orën 14:00 do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.
Kujtojmë që 28-vjeçari shkodran në tre vitet e fundit ka luajtur në Rusi, me skuadrën e Akhamat Grozny, teksa sezonin e fundit vuajti nga dëmtimet dhe arriti të shënojë vetëm 3 gola.
“Sturm Graz është një klub tradicional me tifozë të mëdhenj, mua më pëlqen, tani është e rëndësishme që të integrohem sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndihmuar ekipin”, ka thënë Balaj.