Balaj: Telekomi po shkatërrohet

15 korrik 2020 | 15:27

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka mbajtur një konferencë për medie pasi Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”.

Me këtë rast, Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale e Pavarur e PTK-së e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.“Ky bllokim s’është bllokim, por edhe shkatërrim i Telekomit dhe nuk do të lejojmë që një gjë të tillë. Ne kërkojmë nga përmbaruesi që sa më parë t’i zhbllokojë llogaritë që po dëshiron t’i shkatërrojë mijëra familje”, ka thënë Balaj, i cili ka apeluar

“Iu bëjmë thirrje liderëve institucional që të largohet kompania kriminale “Z-Mobile” dhe sa më parë të marrin masa adekuate që të zhbllokohen llogaritë. Blerimi po dëshiron që t’i lë 3 500 familje pa punë të cilët janë të futurave kredi. Edhe një herë iu bëjmë thirrje institucioneve që të marrin masa në mënyrë që të zhbllokohen llogaritë”, u shpreh Balaj.

“Ne kërkojmë nga përmbaruesi edhe nga ai që e ka dërguar lëndën që t’i zhbllokojë llogaritë sepse në këtë kohë pandemie po dëshiron t’i shkatërrojë 3 500 familje të cilat janë të varura nga pagat e Telekomit të Kosovës. Për 10 vjet e kanë zhvatur këtë Telekom dhe sot po tentojnë që ta falimentojnë kompaninë tonë, një gjë të tillë nuk do ta lejojmë”, u shpreh Balaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1500 banorë të lagjes Veternik të Prishtinës do të…