Bale do të largohet nga Reali

17 maj 2022 | 10:37

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, ka konfirmuar agjenti i tij, Jonathan Barnett.

“Gareth me siguri do t’i thotë lamtumirë Madridit, por për të ardhmen e tij ne ende duhet të kuptojmë se çfarë do të bëjë Uellsi në play-off për Kupën e Botës. Ne do të marrim një vendim vetëm pas saj. Një zgjedhje që mund të ndryshojë pavarësisht nëse ekipi kombëtar kualifikohet për Kupën e botës apo jo.

Me shumë gjasa për t’u rikthyer në Premier League? Mendoj se po, por do të duhet të presim ndeshjet e Uellsit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush…