
Bale: Mourinho më bindi që të rikthehem në Tottenham
21 shtator 2020
| 11:36
Gareth Bale ka folur pas transferimit te Tottenham Hotspur. Shtatë vjet pasi u largua nga klubi, Bale është kthyer përsëri te “Spurs”, por vetëm në formë huazimi.
Ylli uellsian ka bërë me dije se ishte trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ai që e bindi atë ta linte Realin për të kaluar këtë sezon me Tottenhamin.
“Ai (Mourinho) më tregoi për disa pozita ku do të preferonte që të më aktivizonte dhe unë isha i lumtur me to”, ka thënë Bale.