Bale në verë largohet nga Reali

15 shkurt 2022 | 13:27

Sulmuesi uellsian Gareth Bale do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni.

Largimin e Bales në verë e ka konfirmuar edhe trajneri i Realit, italiani Carlo Ancelotti.

“Bale dëshiron që këtë sezon ta mbyllë me trofe te Reali, pasi ky është synimi i tij përpara se të largohet”, ka thënë Ancelotti.

Bale ishte transferuar te Reali në verën e vitit 2013 nga Tottenhami për 100 milionë euro dhe ka fituar 17 trofe në total, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve.

Ai vitet e fundit nuk ka pasur hapësirë të madhe në klub për shkak të lëndimeve dhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te Tottenhami. Edhe këtë edicion, Bale ka vetëm katër paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat për Real Madridin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Londër është rikthyer normaliteti pas alarmit të rremë që…