Bale: Pa Ronaldon jemi skuadër më e mirë

17 shtator 2018 | 15:46

Ylli i Real Madrid, Garreth Bale, ka komentuar largimin e Cristiano Ronaldos nga skuadra madrilene.

Reali e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke shënuar tri fitore në katër takime dhe duke regjistruar një barazim.

Megjithatë, uellsiani mendon se pa Ronaldon lojtarët veprojnë më shumë si skuadër dhe i largohen lojës individuale.

“Dukshëm është më ndryshe. Sigurisht është mungesë e madhe një lojtarë aq i mirë sa Ronaldo. Megjithatë, tashmë luajmë më shumë si skuadër dhe nuk përqendrohemi në një individ”, ka deklaruar Bale, raporton “lajmi.net”.

Uellsiani është kthyer në lojtarin kryesorë të “Los Blancos”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja me famë botërore, Eliza Dushku është martuar me biznesmenin…