Bale reagon pas humbjes: Jemi të shkatërruar

25 nëntor 2022 | 15:54

Uellsi pësoi humbje të papritur nga Irani me rezultat 2-0. Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, ka thënë se janë të shkatërruar pas humbjes. Siç dihet Uellsi ndeshjen e fundit në grupe e zhvillon ndaj Anglisë.

“Jemi të shkatërruar, nuk mund ta themi ndryshe. Ne luftuam deri në fund, por është një nga ato gjëra të vështira për t’u gëlltitur, por ne duhet të rikuperojmë forcat tona dhe të fillojmë përsëri. Duhet të rikthehemi menjëherë. Do të jetë e vështirë, por ne kemi një ndeshje tjetër në grup dhe duhet ta shijojmë këtë mundësi”, ka thënë Bale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar sot punimet e projektit të Unazës Qendër në…