
Bale refuzon Unitedin
15 shtator 2020
| 18:15
Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madridi, kurse Manchester Unitedi ka shfaqur interesim për ta marrë në formë huazimi.
“Djajtë e kuq” nuk janë gati t’i ofrojnë kontratë afatgjatë, pasi në verën e ardhshme synojnë ta rrëmbejnë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
“The Sun” shkruan se Bale nga krahu tjetër nuk dëshiron një huazim të tillë. Ai dëshiron të ketë një kalim përfundimtar në skuadrën e Manchesterit.