Bale shpëton Uellsin nga humbja

21 nëntor 2022 | 22:05

Ka përfunduar me rezultat 1-1 sfida mes ShBA-së dhe Uellsit e vlefshme për Grupin B në Kupën e Botës.

ShBA kaloi e para në avantazh me golin e Weah në minutën e 34′ i cili dërgoi topin në rrjetë pas një kundërsulmi.

Por në pjesën e dytë, Uellsi barazoi shifrat falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bale në minutën e 82′.

Pas këtij barazimi SHBA dhe Uells mbeten në vendin e 2 me nga 1 pikë, ndërsa grupin e udhëheq Anglia e cila shkatërroi sot Iranin 6-2. Në ndeshjen e radhës, SHBA luan ndaj Anglisë, ndërsa Uellsi ndaj Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Inteligjencës Ushtarake në Izrael deklaroi të hënën se…