Balena spiune ruse gjendet e vdekur në brigjet norvegjeze
Një balenë, dyshuar se ishte trajnuar si spiune nga Rusia është gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze.
BBC shkruan se trupi i kafshës me nofkën “Hvaldimir” u gjet duke lundruar në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim.
Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur në një qafore që shkruante “Pajisjet e Shën Petersburgut”.
Kjo ndezi thashethemet se gjitari mund të jetë ishte balenë spiune, diçka që ekspertët thonë se ka ndodhur në të kaluarën. Moska nuk iu përgjigj kurrë akuzave.
Balena e ngardhur u zbulua në fundjavë nga Marine Mind, një organizatë që ka ndjekur lëvizjet e tij prej vitesh.
Themeluesi i Marine Mind, Sebastian Strand i tha agjencisë së lajmeve AFP se shkaku i vdekjes ishte i panjohur dhe balena nuk kishte lëndime të dukshme.
“Ne kemi arritur të marrim mbetjet e tij dhe ta vendosim atë në një zonë të ftohur, në përgatitje për një nekropsi nga instituti veterinar,” tha ai.