“Balerin i dështuar, budalla”/ Fifi e Iliri flasin me kunja: Unë e kam kontratën deri më…
BB VIP – Iliri, Fifi dhe Sabiani ndodheshin në oborrin e dhomës së dënimit, kur dy prej tyre nisën duke folur me kunja me njëri-tjetrin. Është fjala për Fifin dhe Ilirin, ku folën se kur do të dilnin nga “Big Brother VIP”.
Por jo vetëm kaq, pasi ata iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalë të tilla si “balerin i dështuar, budalla dhe gjysmake”.
Pjesë nga biseda e tyre:
Fifi: Ti më 11 janar më merr inat mua
Iliri: Jo më 11 janar
Fifi: Pse?
Iliri: Më 21 nëntor
Fifi: Pse? Del a?
Iliri: Po, mbaron misioni im
Fifi: Hajde budalla, hajde trap hajde
Iliri: Aq e kam kontratën unë
Fifi: Iku edhe ky. Po unë? Unë fitoj
Iliri: Ti e ke më 16 janar të 2024. Ti do të rrish vetëm këtu
Fifi: Ky paska ik fare nga mendorja. O ti, balerin i dështuar
Iliri: He soprano
Fifi: Unë nuk jam soprano, mexosoprano
Iliri: Ti e di ça do të thotë, gjysmë
Fifi: Mesatare. Po ti je i dështuar fare
Iliri: Po gjysmake