Balerina e njohur e pranon: Fotot me rroba banjo kanë më shumë pëlqime!
Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se si përdorimi i mediave sociale shkakton në vetvete edhe frikën e humbjes të asaj që kemi arritur të pasqyrojmë aty.
Numri i “followers” që ne kemi në profilet tona, duket se është një tregues se sa të rëndësishëm, se sa impakt apo sesa të famshëm ne jemi në sytë e të tjerëve.
Madje humbja e ndjekësve apo mungesa e pëlqimeve në postimet tona na bën të ndihemi keq dhe ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor. Në jetën reale, njerëzit flasin për veten e tyre 30-40 % të kohës, ndërsa në rrjetet sociale ata priret të tregojnë për veten në rreth 80 % të kohës. Kur një person poston një fotografi dhe merr reagime pozitive nga miqtë apo fansat, ajo stimulon trurin të lëshojë dopaminë, e cila përsëri shpërblen atë veprim dhe kërkon akoma më shumë pëlqime, fjalë pozitive apo rritje të numrit të “followers”.
Nëse flasim për personazhet e famshëm numri i pëlqimeve është akoma më i rëndësishëm pasi shpeshherë ata i përdorin profilet e tyre për të reklamuar edhe biznese të caktuara.
E ftuar sot në “Wake Up” ishte balerina e njohur, Adel Lami. Ajo theksoi se sot Instagrami është bërë më shumë një rrjet biznesi.
“Tani Instagrami është kthyer më shumë në biznes, është komplet rrjet biznesi. Në mënyrë që mos harxhoj më shumë kohë se ç’duhet, kam filluar të bëj ‘mute’ shumë njerëz.
Mua më pëlqen të kem followers në mënyrë elitare. Kur shohim sot që ka njerëz që nuk kanë asnjë lloj profesioni, është bërë shumë e zakonshme, them nuk ka problem. E rëndësishme është të kem ata të mitë, elitarë që e dinë çfarë bëj unë.
Ka raste që ti poston një foto shumë domethënëse, por nuk ka të njëjtin impakt që ka një foto me rroba banjo e imja në plazh.
Kjo është bota që ne jetojmë dhe nuk kam pse përpiqem ta ndryshoj dhe vetëm plazh unë tani (qesh)”, u shpreh Adel.