Balerina tregon marrëdhënien me Lionel Messin! (Foto)
Kohë më parë, Lionel Messi është përfolur për një lidhje me modeluesen dhe balerinën argjentinase, Luciana Salazar.
Rreth 10 vite më vonë, është vetë vajza e ekranit që i rikthehet “flirt”-it me yllin e Barcelonës.
“Kurrë nuk kam thënë se jam takuar me Messin kur isha më e re, është një legjendë”, ka deklaruar Salazar në një emision televiziv.
Por kur drejtuesi i emocionit ia ka kujtuar se është parë duke ndjekur në stadium disa ndeshje, e ka pranuar se e kishte njohur personalisht dhe se kishte drekuar me “Pleshtin”. Gazetari madje zbuloi edhe disa detaje të tjera.
Kur babai i Messit e kishte kuptuar lidhjen e djalit të tij me Lucianën, ai kishte ndërruar të gjithë numrat e telefonave.
Gjatë intervistës, Luciana Salazar, ka mohuar zërat që e lidhnin me ish-sulmuesin kilian Marcelo Salas, por pranoi se disa ditë më parë e ka ngacmuar një futbollist i njohur që luan në Evropë, por kur ajo i hodhi një sy profilit të tij, e kuptoi që ishte i fejuar.