Baleti i Kosovës peformon në Nju-Jork, Reka thotë se ishte një prezantim i shkëlqyeshëm

01 qershor 2024 | 15:39

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka ndjekur performancën e Baletit të Kosovës në Nju Jork, me “Tango Nights”.

Raka ka shkruar në “Facebook” se ishte një prezantim i shkëlqyeshëm i kulturës së Kosovës në Nju-Jork.

“Edhe një prezantim i shkëlqyeshëm i kulturës së Kosovës në Nju Jork. Mbrëmë BALETI I KOSOVËS – KOSOVO BALLET, për të parën herë performoi në Nju Jork, me “Tango Nights”, në teatrin St. Jean në Manhatan”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka…