
Baletit Kombëtar të Kosovës i shtohen edhe katër balerinë
Baleti Kombëtar i Kosovës ka bërë me dije se trupës së tij i janë shtuar edhe katër balerinë të rinj, si pjesë e përhershme e stafit.
Njoftimi i plotë:
Ditët e fundit, trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës është pasuruar me katër balerinë të rinj, të cilët tashmë janë pjesë e përhershme e institucionit tonë. Isa Gjocaj, Blerta Fanaj, Rigon Krasniqi dhe Erza Limani kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës, duke u bërë pjesë e ansamblit tonë profesional.
Edhe pse këta balerinë kanë qenë të angazhuar prej kohësh si pjesë e jashtme e trupës sonë, është tejet e rëndësishme që tani kanë marrë statusin e të punësuarve në BKK-së.
Baleti Kombëtar i Kosovës ju uron suksese dhe mbarësi në karrierën e tyre artistike, me shpresën që angazhimi dhe puna e tyre do të sjellin vlera të reja për publikun dhe artin skenik në vend.