Bali Muharremaj i bashkohet fushatës së vetëdijesimit në trafik
23 shtator 2019
| 13:25
Kryetari i Komunës së Suharekë, Bali Muharremaj, i është bashkuar të hënën fushatës së Vetëdijesimit në trafik.
Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kujdesit dhe vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, si të drejtuesve të automjeteve po ashtu edhe të këmbësorëve në mënyrë që mos të pësohen lëndime në rastin eventual të aksidenteve të trafikut.
/Epoka e re/