
Bali Muharremaj njofton për gjendjen e rrugëve në komunën e Suharekës
21 mars 2021
| 22:09
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë në terren pas reshjeve të borës që kapluan vendin.
Ai ka njoftuar përmes rrjetit social në “Facebook”, se janë duke bërë të pamundurën që të veprohet përballë kësaj situate.
“Për momentin jemi tek Qafa e Duhlës dhe ekipet janë në teren, por më duhet t’ju njoftoj se rrugët për Javor, Luzhnicë, Greiçevc etj janë vështirë te kalueshme, nga reshjet e fundit të borës. Ne do ta bëjmë të pamundurën që të veprojmë përballë kësaj situate, e cila duket se do të jetë e vështirë sonte”, shkroi ai.