Bali Muharremaj rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Suharekë

31 maj 2022 | 20:22

Bali Muharremaj është rizgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Suharekë.

Në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Suharekë, ka marrë pjesë edhe lideri Ramush Haradinaj.

“Vërtetë që Aleanca u bë lidere në Suharekë, por gjithashtu Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetare”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka uruar rizgjedhjen e Bali Muharremajt edhe për një mandat në krye të degës së AAK-së në Suharekë.

“Ai i dha një dinamikë të re ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe e vendosi këtë komunë në binarët e një zhvillimi të hovshëm”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,…