Bali Muharremaj thotë se nuk do të jetë pjesë e listës për deputet
29 korrik 2019
| 18:02
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet në zgjedhje e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se do ta vazhdojë punën si kryetar komune.
“Mandatin si kryetar i komunës së Suharekës do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë, duke ju falenderuar për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin i cili po vazhdon edhe më tutje. Informacionet se unë do të kandidoj për deputet në zgjedhje të ardhshme, nuk janë të vërteta. Jam i përkushtuar me sinqeritetin më të madh të vazhdoj si kryetar komune, dhe për këtë do ta dëshmoj përmes punës”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/