Balija: Rritet mundësia e kreditimit për bizneset në Kosovë për 11.3 %
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK), me anë të një komunikate për medie, ka njoftuar se bankat e Kosovës kanë rritur kreditimin për biznese këtë vit duke arritur në një rritje prej 11.3% e që është rritja më e madhe në tri vitet e fundit. Sipas Drejtorit Ekzekutiv tëShoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija kjo rritje paraqet edhe rritje të qasjes në financa për bizneset kështu duke mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe rritjen e punësimit në Kosovë nga sektori real. “Ai potencoi punën e rëndësishme që janë duke bërë institucionet financiare përkatësisht bankat e Kosovës për të financuar zhvillimin ekonomik të vendit i cili është ngushtëindërlidhur me perspektiven e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm social dhe ekonomik”, është thënë në komunikatën e ShBK, duke u shtuar se njëkohësisht Balija ritheksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së titujve pronësore për t’i mundësuar ekonomive familjare në Kosovë që tëfinancojnë më lehtë dhe më lirë pronën e tyre të banimit pasi që kjo është një parakusht i rëndësishëm i mirëqenies socio-ekonomike tësecilës familje. “Në këtë drejtim kërkohet që secili pushtet komunal tëketënjë plan strategjik për të pajisur me tituj pronësor tëgjithë ata qëjanë të interesuar tëblejnë pronë banesore si dhe atyre qëtanimë veç se janëpronar me kontratë të shitblerjes po që ju mungon titulli pronësor”, thuhet në komunikatë.
Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështje do të ndikonte në shumë hallka tëekonomisë së vendit të cilat janë të ndërlidhura me pronën.
/Epoka e re/