Balija: Sektori privat gjenerues i vendeve të punës,  por nevojitët mbështetje institucionale

21 shtator 2018 | 12:35

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija, ka thënë se sektori privat është akteri kryesor që krijon vende të reja të punës, por që sipas tij, pa mbështetjen e Qeverisë kjo nuk është e mundur. Kështu deklaroi Balija, në konferencën e mbajtur të enjten nënë patronatin e Këshillit të Investitorëve Evropianë, Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nën moton “Ne krijojmë punësim”.

“Sektori privat është akteri kryesor që krijon vende të reja të punës ndërsa pa mbështetjen e Qeverisë kjo s’është e mundur, pasi është Qeveria ajo e cila mundëson politikat për nxitjen e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Balija duke shtuar se u janë mirënjohës ligjvënësve për bashkëpunimin dhe panënë me KIE. Ne jemi mirënjohës për punën që Qeveria është duke e bërë dhe për partneritetin e fuqishëm me Këshillin e Investitorëve Evropianë.  Ka shumë aspekte pozitive për investitorët në Kosovë përfshi edhe aspektin fiskal dhe për këtë ne jemi shumë mirënjohës dhe e vlerësojmë lartë, por sot do të fokusohemi në barrierat të cilat kanë mbetur ende dhe që duhet të eliminohen”, ka thënë ai.

Balija ka elaboruar pikat në pesë sektorë të ndryshëm të cilat janë barriera aktuale për sektorin privat dhe kanë ofruar rekomandimet e tyre mbi këto sfida.

Për herë të parë në Kosovë u publikua dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.  Ky dokument iu dorëzua Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante vendore si dhe ndërkombëtare.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim,…