“The Ball 2018” nesër edhe në Kosovë
Një eveniment special dhe domethënës do të mbahet nesër më 1 maj në Prishtinë në bashkëorganizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë, Spirit of Football (SoF), Cross Cultural Project Association (CCPA), si “The Ball 2018” Football Unites Nations (FUN) – Futbolli Bashkon Popujt.
“The Ball 2018” apo Topi ka nisur rrugëtimin më 25 Mars 2018 nga Parku Battersea, në Londër, ku edhe është zhvilluar loja e futbollit për herë të parë, dhe pastaj ka nëpër Francë, Belgjike, Gjermani, Austri, Kroaci, Bosnje, Bulgari, Kosovë, e do të vazhdojë në Greqi, Turqi, Jordan, Liban, Gjeorgji dhe do ta përfundoj rrugëtimin e vet në Rusi në kohë kur fillon Kampionati botëror në futboll si Rusia 2018 në qershor.
Ky është një projekt i madh dhe bashkëpunimi me partnerë tjerë të projektit do të sigurojë që The Ball 2018, do të le prapa një trashëgimi që do të rrisë ndikimin e Kupës së Botës përtej kufijve të shtetit mikpritës, Rusisë. Duhet theksuar se The Ball 2018, është një top i prodhuar me tregti të ndershme, i cili është prodhuar në Pakistan në nëntor të vitit 2017. Ka qenë zyrtarisht i zbuluar me 5 dhjetor të vitit 2017 nga Presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier, ku edhe është bërë personi i parë që e ka nënshkruar topin.
Nëpër të gjitha vendet ku ka rrugëtuar ky top është nënshkruar nga personalitete të njohura politike dhe sportive, ndaj në Kosovë do të marrë nënshkrimin e presidentit Fadil Vokrri, futbollistit të Kombëtares U-21 Mirlind Daku, kapitenes së Kombëtares A të femrave Edona Kryeziu dhe kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Agjenda e Ceremonisë së nënshkrimit
01 maj 2018
18.00 h Hapja e Ceremonisë në Komunën e re (Arbëri – Dragodan)
Fjalët hyrëse
- Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës
• Frank Hantke, Friedrich-Ebert-Stiftung
• Andrew Aris, The Ball
• Fadil Vokrri, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
18.50 h Nënshkrimi i Topit 2018 nga futbollisti i Kombëtares U-21 të Kosovës Mirlind Daku dhe Edona Kryeziu, kapitene e Kombëtares A – femrave