Balla në aeroportin “Nënë Tereza”: 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit
05 gusht 2023
| 09:38
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla e nisi ditën e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.
Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve.
Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.
“E nisa ditën në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, ka shkruar Balla në “Facebook”.