Balla në Athinë: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE-në

11 korrik 2022 | 14:22

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në simpoziumi ndërkombëtar “Symi” që po zhvillohet në Athinë.

Balla ka mbajtur një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrahinë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Në fjalën e tij, Balla ka thënë se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 korrik) është një lajm i mirë.

“Por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeopolitike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”, ka thënë Balla.

Sipas Ballës mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Në vijim të fjalës së tij Balla theksoi se Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës në llogarinë e vet në “Facebook”:

Athinë, simpoziumi ndërkombëtar “Symi”, mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës. Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë.

May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendndodhja e presidentit Gotabaya Rajapaksa është e panjohur publikisht, ndërsa…