Balla: Veprimet e fundit të Metës të bëhen pjesë e vlerësimit për shkarkim
Shefi i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një deklarate për mediet është shprehur se Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë kontekst, Balla ka thënë se presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën duke e emëruar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
“55 deputetë të Kuvendit të Republikës, në respekt të procedurës së parashikuar nga neni 90, pika 2 e Kushtetutës dhe neni 112 i Rregullores se Kuvendit, i janë drejtuar Kryetarit të Kuvendit për nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, pasi në bindjen tonë me veprime dhe mosveprimet e tij ka shkelur rëndë Kushtetutën. Në vijim të kësaj, kërkesë është ngritur Komisioni Hetimor parlamentar me objekt ‘Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’. Në ndërkohë, Presidenti i Republikës, në një kurs përplasje të plotë të tij me Kuvendin dhe institucione të tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda, përmes veprimeve konkrete apo mosveprimeve të qëllimshme, të cilat po i rendisim dhe faktojmë në vijim”, është thënë në deklaratën e Ballës.
Në këtë deklaratë, Balla rrjedhimisht e ka vlerësuar të domosdoshme që edhe këto veprime të bëhen pjesë e vlerësimit nga Kuvendi i Republikës, në kuadër të procedurës së nisur tashmë për shkarkimin e presidentit të Republikës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: http://top-channel.tv/2019/11/20/shkarkimi-i-presidentit-balla-veprimet-e-fundit-te-behen-pjese-e-vleresimit/.