Ballack: Bayerni nuk mund të shkoj deri në finale

19 shtator 2024 | 12:19

Ish-lojtari i Bayern Munchen, Chelseat, Bayer Leverkusen dhe Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack ka thënë se Bayerni aktualisht nuk është një kandidat për të shkuar deri në fund të garës së Ligës së Kampionëve.

“Finalja në ‘Allianz Arena’ do t’u japë të gjithëve te Bayerni edhe më shumë motivim, por ata ende duhet të tregojnë se janë edhe kandidatë për këtë finale. Për momentin nuk do ta emëroja si një nga kandidatet e para për në finale”, ka thënë Ballack në një intervistë për “Kicker”.

“Bavarezët” do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve së bashku me Parisin, Barcelonën, Dinamo Zagrebin, Aston Villan, Benficën, Shakhtarin, Feyenoordin dhe Slovan Bratislavan.

Ballack beson se ky raund paraprak në Ligën e Kampionëve do të jetë pikë referimi për mbrojtjen e Bayernit, e cila u kritikua mjaft paraprakisht. Por gjithashtu besoj se javë pas jave në Bundesligë ka një mundësi për të larguar dyshimet që shpesh janë shprehur për përbërjen e skuadrës: “Sidomos në mbrojtje, kishte disa vendime që sigurisht mund të ishin marrë ndryshe dhe që shumë tifozë ndoshta do t’i kishin marrë ndryshe. Përgjegjësit e kanë zgjidhur ndryshe dhe sigurisht që ka arsye për këtë. Po flas qartë për aspektin financiar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Procesi…