Ballack: Mourinho, trajner i duhur për Bayernin
18 prill 2019
| 11:36
Ish-kapiteni i Bayern Munchenit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack, ka thënë për “Bild” se Jose Mourinho do të ishte trajner i duhur për Bayernin.
“Tani për tani Niko Kovaq është trajneri i Bayernit dhe kjo duhet të respektohet. Ai po bën një punë të mirë. Sidoqoftë, nuk mund ta mohojmë se në një moment, në të ardhmen, emërimi i Mourinhos si trajner do të sillte një ‘magji’ të caktuar në klub. Kjo gjë u pa me Pep Guardiolën, edhe pse nuk e fitoi dot Ligën e Kampionëve me Bayernin”, ka thënë Ballack.
Ish-mesfushori gjerman ka punuar me trajnerin portugez në kohën kur ishte pjesë e Chelseat.