Ballacku: Habitem që Lowi është ende trajner i Gjermanisë
12 tetor 2018
| 12:25
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) rikonfirmoi Joachim Low në krye të kombëtares, pavarësisht se “Die Manschaft” nuk kaloi as fazën e grupeve. Kjo gjë e habit shumë ish-mesfushorin Michael Ballack. “Ashtu si shumë njerëz të tjerë, edhe unë u habita që Low vazhdon të jetë trajneri. Kur ke shumë kohë në një skuadër, vjen një moment kur gjërat nuk funksionojnë më”, ka thënë Ballack për “Deutsche Welle”.
Ish-lojtari i Bayern Munchenit kritikon DFB-në: “Duhen analizuar gjërat. Nuk mund të thuash ‘do të bëjmë analizë’ kur e ke ndarë mendjen për ta mbajtur trajnerin. Nuk është analizë kjo”.