Ballafaqimi i armatosur mes polices dhe hajnit të droguar

21 dhjetor 2022 | 08:10

Prokurorët në shtetin e California në SHBA kanë publikuar xhirimin e incidentit të vitit të kaluar ku u vra një i dyshuar nga oficerët së Departamentit të Policisë së La Habra të Qarkut Orange pas përfundimit të hetimit ku u vlerësua se policët ishin në të drejtë.

Kamerat e trupit të patrullës së policisë zbulojnë gjithë rrjedhën e ngjarjes së incidentit të 8 qershorit 2021’së ku u vra i dyshuari i Matthew-Tuan Ahn Tran, 22 vjeç.

Në xhirimin e incidentit dy oficerët i afrohen të dyshuarit dhe e pyesin rreth dy veturave të parkuara në rrugë të ndërlidhura me thirrjen e tyre ai e mohon dhe njoftohet nga polici se do të kthehen për ta marrë pyetje.

Në atë momentin që polici i kthen shpinën i dyshuari nxjerr revolen dhe shtien drejt policit dhe e qëllon disa herë në drejtim të tij duke e plagosur.

Policja dëgjohet duke e lajmërua kolegun para se të hapte zjarr i dyshuari, ndërsa vet i ktheu me zjarr nga revolja pesë herë duke e goditur në kokë të dyshuarin.

Policja nuk e ka të ndezur kamerën e trupit dhe ngjarja shihet vetëm nga kamera e policit të plagosur dhe të kamerave të sigurisë.

I dyshuari kishte vdekur në vend të ngjarjes dhe në autopsi i ishin gjetur gjurmë të narkotikëve, methamphetamine dhe kanabis.

Zyra e Prokurorisë së Qarkut kanë deklaruar se policët kishin vepruar “mënyrë të arsyeshme dhe të justifikueshme” në reagimin e tyre gjatë incidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut është në mes të një periudhe zie…