Ballafaqimi që iu bë të pandehurve Tahir dhe Rexhep Avdullahut
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /19/
(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)
I pandehuri Basri si u pyet tha se: kur mar instruksionet mua mi ka dhene Hasani i cili ma se pari me ka kerkue listat, e Hasani personalisht mi ka dhanë.
Kur u pyet mbi ndryshimin thase kam qene i habitur e këtë të gjitha Hasani mi ka dhene, e me ka thënë se Halimi mi ka que keto fjalë, por mundet qe ai rren me që Halimi sme ka thënë vet gjë. Unë i bazuar ne fjalet e Hasanit, kam thënë për Halimin. Unë i kam bame keto me fjalet e Halimit e jo me fjalet e Hasanit, unë me Halimin skam kur fare lidhje, por vetem jam njoftun me te. Pse kemi biseduar per punë politike, e kur Hasani me qonë fjalë tue me thanë se me çje Halimi kam punue, pse Hasani asht njeri i tij. Këto punë i kam ba pse kam qenë i marr e kam bame per hatër të Halimit e per me formue nji organizatë. Në vjetin 1944, unë me Hasanin kemi qenë në Mitrovicë ne burg, dhe atje në gjyqë na kanë kallxue se jemi të lirë atje na kanë pyetur politikisht koftra gjermanëve, e se dyti une jam burgos prap por jo ne burg por me kanë mbajtur nen vrejtje. Hasani me ka thanë se ka ardhë në Prizren me uniformë gjermane per me u pa me familjen e vet. Shkaku i veshjes se Hasanit me tesha asht si me tha ai, e une Hasanit ne mbrëmje i kam thanë perse u veshe me ato tesha, por ai më është përgjigjur hajde more. Kur me kanë lirue ka shkue e ka thene se neve kemi qene ne burg e kemi marr pa fajsi dhe ne kete menyë me kanë lirue. Hasani ska qenë në sherbim të gjermanve, unë Haasanin e kam dijt njeri të lëvizjes.
Hasani dy herë ka ardhë dhe me ka pru instruksione e me ka thanë se ne Shqipëni do bahet nji qeveri ma e gjanë dhe me ka thanë Hasani se Halim i ka thanë per mua qe me ndejt atje se ne Shqipni do të bahet nji ndryshim, e heren e dytë me ka thanë se don listat për të vramit e Kosovës e Metohisë.
Ballafaqimi qe iu ba të pandehurve Tahir dhe Rexhep Avdullahut, Rexhepi tha: Tahiri me ka dhene nj letër per Ymer Berishën qe e çonte Nebi Sejdiu, kete te fundit nuk e di a eshte ne mal ose jo.
Kur u pyet i pandehuri Tahir tha se une me Ymer Berishën nuk jam njohtun, te cilit i kam shkrue nji beterë me pak fjalë e ky Rexhepi e ka que, dhe Ymeri ka qenë vertet ne mal. Çka i kam shkrue nuk e dij.
I pandehuri Rexhep tha se, Ymeri i shkruante Tahirit se Radio Stanicë nuk kemi e ushqim e ndihma skemi se ballonat nuk po na lshojn, skemi lidhje me kerkend e kërkonte radiostanicë. Tahiri mua më ka thënë se po behen padrejtësi në Kosovë.
Kur u pyet i pandehuri Tahir, mohoi qe ti ketë thënë gjë të pandehurit Rexhep.
I pandehuri Rexhep tha se une vetem nji herë kam que leter ne Drenicë dhe Tahiri me ka thanë se kemi lidhje me Shqipni e Drenica me tjera shtete.
Kur u pyet i pandehuri Tahir i cili tha se nuk janë te drejtë çka thotë i pandehuri dhe ju kthye te pandehurit Rexhep dhe i tha mos me merr në qafë. Mohon dhe sa ka thënë ne proces se ne Rahovec, Ferizaj e tjera do bajn mësymje ballistat e malit e se une kam que fjalë me i ndal. Me Ymer Berishën kam dasht me zanë lidhjen, kur u pyet më parë se tha se kamgabue..
Unë Ymer Berishës i kam shkrue, tue kërkue e pyet ate per Ismail Goranin dhe Rexhepi ma ka dhane emnin e tij dhe thuesh se ajo letër asht shkrue kot. Basri Sallkos i kamthanë me të vertet me formue Komitet në Ferizaj ashtu dhe në Prishtinë e Podujevë. Mua udhëzimet mi ka dhanë Hasan Rema n’emën të Halim Spahisë, shpresën e kam pas per me marre instruksione e të tjera me keto shokët e mij, se Hasani vetem me ka kerkue listat, tue me thanë se i donë Halimi.
Kryetari i gjyqit urdhëron te bahen dhjet minuta pushim. Mbas kalimit te kësaj kohe, trupi gjykues tu qenë i formuem si më parë u kthye në sallën e gjykimeve dhe kështi filloi gjyqi botërisht.
Si u pyet prap i pandehuri Tahir tha se: Hoxhë Maliqi vetem njihere ka shkue në Rahovec dhe ka shkue me nj letër dhe ka prue vetem shenimet e letër prej meje tjetër herë nuk ka pru.
Unë dhe Fehim Ibrahimi kemi bisedue per tre veta me i marr e hoxha ska pas lidhje me ne e vetem se paska shkue në Rahovec per me formue Komitetin me dy tre veta emër si kemi dhënë tue kërkue m’andej si te formohet me na dhanë listat e te vrave. Unë vetem njihere e kam que, e për t’u bisedue kam fjalosur dy herë, bisedimi ka qenë politikisht, si nuk me ka pyet se perse ato shënime. Bisedimi me te ka qenë ne çështje nacionale dhe i kam tregue se kemi lidhje. Unë hoxhës se i kam tregue qe kemi lidhje me njerëz, hoxhës nuk i kam thanë qe shko te Kadri Minushi se unë ate nuk e njomi se une ate nuk e njomi. Unë hoxhës i kam thanë vetem ne pikëpamje te votimeve se kanë me u ba.
Kur u pyet i pandehuri Hoxhë Maliqi thase, Kadri Minushi me ka qu ke Tahiri e ke Kajtazi, por une si i thash qe nuk e njomi kam treguar Kadriut dhe i kam thanë perme formuar komitetin e me mbledh hetimet.
I pandehuri Tahir thase: Unë Kadrin nuk e njomi dhe çka thotë ai nuk është e vërtet dhe se e kam drejtue ke Kadrija. Unë dhe njihere tjetër e kam dergje ne Rahovec hoxhen.
I pandehuri Hoxhë Maliqi, thase ky dyerë me ka que njihere me fjale dhe njihere me letër np Rahovec, të cilat letra… shqye, përse çka përmbante ajo letër nuk e di.
I pandehuri Tahir tha se, unë ke Kadriu kete nuk e kam drejtue.
I pandehuri Hoxhë Maliqi tha se, nuk është e vërtet qe une kur kam pame nji person me shenjë kryet e Titos e t’i kam thene se ku do të humbi. Për shenimet Tahiri me ka thanë se me duhen mua e vetëm nji herë me ka thanë se ka njoftoje me nji Prokuror ne Kukës, por nuk me ka thanë se ku i qonë. I pandehuri shtoj e tha se unë për gjyqëtarin para OZN-es e kam ndegjue kur ka thanë ky vet, nuk e kam pyet se a ka lidhje me te apo jo. Ky Tahiri me ka thanë neve duam të mbrojm Kosovën dhe Titon nuk e duam, e neve me e mbrojt duhet ushtar me shkue.
Kur e pyeti i pandehuri Hasan Hysenin, për Sali Kolgecin kam pyet Tahirin se përse po e burgosin, ky me ka thanë se per vrasjen e Milladin Popoviqit në Prishtinë.
Kur e pyet i pandehuri Tahir mohoi krejtësisht.
I pandehuri Hasan tha se, me datë 25/26 maj jam takue me Tahirin i cili ishte i deshpruar dhe me kallxoi se kishte marre rrogën, tue më thanë ja keta dinar kam marr e çka me ba me to, e prap me tha i kam tre veta per me i nxjerr jashtë, per ate qe i ka qit jashtë a po jo nuk e di.
I pandehuri Tahir mohoi deklaratën e të pandehurit Hasan dhe pohoi se për ato dy vetat i kam thanë por ata kan shkue vetë në mal e jo me anë time.
Për vrasjen e Milladin Popoviqit nuk kam dijeni fare per kete vrasja e tij as më ka idhnue as nuk me ka gëzua. Rexhep Kabashi, Halim Spahija, Hasan RRustemi e tp tjerë i njomi. Me Fehim Ibrahimin skemi pas lidhje. Për vrasjen e Milladinit, neve skemi pas aspak dijeni.
Kur u pyet i pandehuri Kadri Minushi tha se: Tahir Dedën une kur do njihere nuk e kam oamun, por para burgimit e kam pamun ne Obllasni Odbor dy javë përpara kur kam que do pare.
Kur u pyet i pandehuri Tahir tha se, unë nuk e njomi kete fare. I pandehuri Kadri thase: une une kam pas que do pare ne Obllast për me i dhanë, e ky Tahiri me ka thanë se paret i mer Kola dhe jo une, dhe kur e kam pyetur me ka thanë se ishte Tahiri atje por me te skemi folë gjë. Hoxhë Maliqi me ka thanë na vyen do lista per te vramit se mi lypë Tahir Deda e Spahija, e perse nuk e dinte. Unë skam dijt gjë por ky me thonte se Deda e Spahija janë njerëz nëpunës, e për komitet nuk me ka thënë gjë.
I pandehuri Hoxhë Maliqi thase, unë i kam thanë se te formohet komiteti e me kerkue listat, e une ta dij per kete si kishe me kanë.
I pandehuri Kadri Minushi thase, ky hoxha te ka vue në lidhje me Tahirin, e nuk me ka thanë me bamun komitet dhe kete dhe kete e kam pasun të njoftun fare mirë.
I pandehuri Hoxhë Maliqi thase ky e ka pranue fajin se ka punue.
I pandehuri Kadri MInushi thase kur vinin këtu përpara gjyqit te lidhur per krahi une me Hoxhen ky me ka thanë se une kam thanë per komitet e ti pranoj si dhe perse ka thanë Ismail Gashi per vrasjen e Nikolla Vidaqiqit, se ka dasht me vra Ahmet Derguti, keto fjalë mi ka thanë në rrugë nga burgu ketu.
I pandehuri Hoxhë Maliqi thotë se Ahmet Dërguti ka thanë qe mos thoni për tentativën e vrasjes.
I pandehuri Kadri tha se, unë nuk i kam thanë gjë këtij për komitet e as ky me ka thanë se ka komitet në Prizren. Hoxha kur me ka lypur listen me ka thanë se i donë Tahiri e Spahija, unë kam que fjalë me Ahmet Dërgutin. Ahmeti thse une i di ato mi ka dhanë Ahmeti letrën e une kam gjet njeri i cili ja ka que letrën, por a e ka marre ai atë letër ose jo nuk e di.
I pandehuri Hoxhë Maliqi tha se: Kur kam qene atje me shtepi, Minushi me ka kallxue emnat e komitetit edhe ka përmend veten, Shehun e Ahmet Dërgutin, ky me ka kallxue se Ahmetit i është vrar nji vëlla dhe Vidaqiqin ka dashte me e vramun, per kete e kanë ndalue masi ishim ne komitet, se nuk duhet me vramun njeri e skemi qëllim vrasje, këte kështu ma ka thanë vete me goje Kadri Minushi. Mua Tahiri me ka thanë se ai donte shenimet por jo për Halimin Spahin se dhe këtij Minushit, si kam thanë gjë për Halimin.
I pandehuri Kadri Minushi thase, me ka thanë per Halim Spahin. Unë ke Tahiri ne zyre kam shkue mbasi ka ardhur Hoxha e qe i kishe que listen, e me Tahirin s’kam folë fare sepse nuk e njohi.
I pandehuri Tahir thase ketu shifet mirë se keta janë takue njeri me tjetrin ne burg dhe i kanë rregullue fjalet e me ngarkojn mua.
Kur u pyet i pandehuri Hoxhë Maliqi, thase unë kam qenë gjithnjë i kënaqur per kete punët e partizanve.
Mbi kërkimin e prokurorisë u muer si dëshmitar Ismail Gashi i cili ndodhet në sallen e gjyqit.
Dëshmitari: Ismail Gashi, 33 vjeç, nga Rahoveci, te pandehurit disa i njef me te indiferent i cili mbasi u betua rregullisht kur u pyet thase: Kur ka ardhur ketu si i thirrun per ushtaret e vetem jam takue me hoxhë Maliqin, ku ishte edhe Kadri Minushi, e me ka thënë se, qe kete ne gjokës tue tregue nishanin qe kisha, unë i kam thanë se kjo eshte koka e Titos e do e mbaj si kujtim te tij. Ky me tha se pse e mban se ky ka me mbarue. Ke kazermat e Rahovecit, kam qenë po me Kadrin kurse Hoxha i ka thanë se dua listat e të vrarve te Rahovecit, ky hoxha për komitet e per vrasjen e Vidojes, i ran vet perme shpëtue nga faji e per me ngarkue te tjeret.
I pandehuri Hoxhë Maliqi thase, nuk e pranon deshmin e tij se nuk eshte e drejt, sa për listat ja kam kerkue Kadriut, e keto ja kam kerkue në shtepi kur ishte vetem Kadriu.
I pandehuri Tahir kur u pyet tha, veç kësaj qe thash lidhje tjetër me hoxhë Maliqin skam pas. Me Rafet Krasniqin njihem prandaj marrëdhënie me te skam e as nuk jam takue me te.
I pandehuri Kadri tha se unë hoxhës nuk i kam kallxue emnat e njerëzit e komitetit, e para thotë ky nuk e di se ashtu edhe ai sme ka dhënë emër tjetër.
Kur u pyet i pandehuri Hoxhë thase: Tahiri ardhe nji ditë ke dogaja ime dhe kemi bamun bisedime per te mbaramen herë e me ka thanë se, jam tue organizue nji organizatë e me duhen do njerëz e se ka marrëveshje me Ferizaj, Rahovec e Prishtinë e nga Kukësi me Halim Spahin e me larg sme ka thanë gjë. As gjë tjetër per shpejtesi e gjë tjetër, por vetem jam tue organizue e me duhen djelm të ndershëm.
I pandehuri Tahir kur u pyet thase vetem fjala inisiativ nuk është e vertet qe e kam marre unë e të tjerët janë të drejta e me kete kemi bisedue por ato njerëz e masi u arrestum mbeti puna pa u krye. I pandehuri Fehim Ibrahimi thase, i pandehuri Tahir me ka thënë se ka tre oficera e duan me i qit ne mal e lypte djelm e ma vonë me ka thanë se, ata kanë shkue në Gjakovë.
I pandehuri Tahir thase ata kanë shkue vetë në mal e jo me anën time e as me te Fehmiut.
I pandehuri Fehim tha se: Unë nuk kam shkue kurr me gjetë lidhje e me que ata ne mal, e as Tahiri ska ardhur me ne dogajen time.
Unë Tahirit i kam thanë se ketu në Prizren ka nji komitet dhe mua me kanë thirr, por une skam pranue me hi ne te e jo tjetër. (Vijon)