Ballazhi pret në takim kryetarin e Çairit, Visar Ganiun
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka pritur në takim kryetarin e Çairit Visar Ganiun me bashkëpunëtor.
Këtë s ka bërë të ditur vet Ballazhi në një postim në logarinë e tij në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Ballazhit:
Sot, mirëprita kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu me bashkëpunëtorë.
Takimi i sotëm ishte rast që të prezentojmë zhvillimet aktuale në institucionet përkatëse të cilat i drejtojmë.
Sfidë e përbashkët e jona ishte gjendja me Pandemin e Koronavirusit dhe për të cilën u pajtuam se institicionet janë ato të cilat duhet të kryejnë detyrën e tyre në menaxhimin e kësaj situate.
Në këtë kontekst, Vendimet e fundit të Qeveris së Republikës së Kosovës u vlerësuan si problem për lëvizjen e lire të qytetarëve të të dyja vendeve nga se janë një numër i madhë i qytetarëve që punojnë në dy anët e kufirit.
Bashkëpunimi ndërkufitarë ishte tema që u trajtua në veçanti duke pas parasysh interesat e përbashkëta të banorëve në dy anët e kufirit.
U theksuan disa projekt ide që do të mundë konkretizohen dhe që do të ndihmonin komunat në zhvillimin ekonomik.
Duke theksuar rëndësin e këtyre takimeve në shkëmbimin e përvojave, ishe edhe oferta konkrete e z.Visar Ganiut, Kryetarë i Komunës Çair të Shkupit që stafi i ekspertëve të kësaj komune të jet në dispozicion të komunës së Hanit të Elezit sa here që do të ket nevojë.