Balli Kombëtar Demokrat mbështet Nexhmi Rudarin për kryetar të Podujevës
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, Agim Veliu, ka bërë me dije se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetaren e Degës së Ballit Kombëtar Demokrat (BKD) në këtë komunë, Arjeta Fetahu, sipas të cilës kjo parti do ta mbështet Nexhmi Rudarin për kryetar të Komunës së Podujevës.
“Sot me kryetaren e Ballit Kombëtar Demokrat, Dega Podujevë, Arjeta Fetahu, rikonfirmuam marrëveshjen e bashkëpunimit të cilën e kishim arritur në pjesën e parë të mandatit. Sipas marrëveshjes, BKD, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin. Ky është edhe një konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes dy subjekteve tona në pjesën e parë të mandatit qeverisës në Podujevë’, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.