Ballisti del publikisht në përkrahje të ekipit të Kosovës
Ismail Morina – Ballisti, i cili është bërë i njohur me lëshimin e dronit në Beograd në ndeshjen që Shqipëria e kishte zhvilluar ndaj Serbisë ka bërë thirrje që të përkrahet ekipi i Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ai e ka pranuar që diku është tallur me flamurin e Kosovës dhe për këtë ka kërkuar falje.
“Unë jam ai qe jam tallur me flamurin e shtetësisë së Kosovës dikur dhe kërkoj publikisht falje për kët, unë sot besoj fuqishëm se duke respektuar kët flamur direkt respektohet dhe mbrohet shtetësia e Kosovës dhe po aq direkt respektohet dhe mbrohet famuri i kombit shqiptar dhe interesat kombtare”, ka shkruar Ballisti.
Më tutje, ai ka thënë se Kosova po sulmohet nga boshti aktual Tiranë-Beograd dhe më gjerë.
“Suksese sonte Përfaqësueses së shtetësisë së Kosovës dhe gjithashtu Kombëtaresë shqiptarëve në ‘Elbasan Arena’”, ka shkruar Ballisti.