“Ballisti” e dërgon fanellën e Jasir Asanit te familja e heroit Afrim Bunjaku
16 tetor 2023
| 10:26
Ismail Morina, i njohur si “Ballisti” mori fanellën e Jasir Asanit pas ndeshjes kundër Çekisë, ku futbollisti nga Shkupi shënoi golin e parë.
Këtë fanellë, tifozi i Kombëtares Shqiptare e ka dërguar te familja e heroit Afrim Bunjaku, i cili ra me 24 shtator në veri të vendit.
Ky është njoftimi i Ballistit:
Vizitë familjes së heroit t’kombit,Afrim Bunjaku.
Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t’përbashkët, je kampion n’fushë t’blertë dhe jashtë saj.
Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin.
Rroftë shpirti i shqiptarit!