Ballisti i reagon ministres shqiptare: Tetovarët nuk janë “miqtë” po “bashkëkombësit” tuaj
09 shtator 2021
| 14:47
Tragjedia e mbrëmshme që ka ndodhur në Tetovë ka zgjuar të gjithë spektrin politik në Shqipëri dhe Kosovë.
Reagime pati edhe nga Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.
“Sot jemi me Tetovën, me miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut që po përballen me një situatë të jashtëzakonshme dhe me këdo që ka humbur njerëz të dashur në tragjedinë që përfshiu Spitalin Covid. Ngushëllime familjeve të viktimave! Jemi me ju!”, ka shkruar ajo.
Një reagim ka ardhur menjëherë nga Ismail Morina – Ballisti i cili e ka kritikuar ministren për faktin se shqiptarët i quajti miq.
O “RILINDJE” e shkombëtarizuar janë, BASHKKOMBASIT tanë ata atje dhe jo “MIQ”. E di, e di nuk kemi parë gjë akoma”, ka shkruar Ballisti.