Ballisti reagon pas deklaratës së Jakup Krasniqit në Hagë
10 nëntor 2020
| 12:28
Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi kanë dal para gjykatës Speciale në Hagë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe pastërtisë së UÇK-së.
Padyshim paraqitja e tyre para kësaj gjykate ka bërë jehonë të madhe në opinion shqiptar, derisa deklarata e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi drejtuar gjykatës se ajo po dëshiron të bëjë ndare fetare ndërmjet shqiptarëve, është pëlqyer nga Ismail Morina – Ballisti i njohur për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbia – Shqipëria në Beograd. Ai ka shkruar se këto janë fjalë çlirimtari e jo krimineli.
“Këto janë fjalë ÇLIRIMTARI e jo fjalë krimineli lufte…. Aktakuzat e kanë ADN-në e antishqiptarizmit kishtarë pan-sllavë!”, ka shkruar ‘Ballisti’.