Balliu në formacionin e javës në La Liga
16 prill 2024
| 16:16
Ivan Balliu ishte një nga më të mirët në fushë, në barazimin pa gola të Rayo Vallecanos ndaj Getafes. Paraqitja e mbrojtësit të Kombëtares u vlerësua në Spanjë, teksa mori notën 7.6 nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Ai u përfshi në formacionin e javës në La Liga, përkrah gjigandit Sergio Ramos. Trajneri i Rayos, Inigo Perez e pëlqen mjaft lojtarin kuqezi, pasi e ka aktivizuar në shumicën e ndeshjeve si titullar, duke e lënë në fushë me minuta të plota.
32-vjeçari Balliu shpreson që të jetë pjesë e listës së trajnerit të Kombëtares Sylvinho, në Premierën e Evropianit që do mbahet në verë.