Ballkanasit sërish favoritë për trofeun MVP në NBA, ja kandidatët

23 shkurt 2023 | 14:05

Pas zhvillimit të ndeshjes së All Star Game është koha për t’u rikthyer në fushë për ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA. Përveç garës për të siguruar një vend në “play-off është edhe ajo për trofeun MVP të sezonit të rregullt.

Sipas bastexhinjve, basketbollisti favorit për ta fituar këtë trofe është Nikola Jokiq. Ai e ka fituar edhe në dy sezonet e fundit, duke qenë favorit për një “tripletë”.

Të gjitha kompanitë e basteve e japin basketbollistin serb favorit në kuota. Një gjë e pritshme duke parë paraqitje e tij në fushë, ku ka një mesatare prej 24.7 pikësh për ndeshje. Hera e fundit që këtë trofe e ka fituar një amerikan është James Harden (2017-18) e pas tij trofeu u fitua dy herë nga greku Giannis Antetokounmpo e së fundi po dy herë nga Nikola Jokiq.

Serbi ka një diferencë të madhe për fitimin e këtij trofeu ndaj rivalëve të tjerë. Në  vendin e dytë renditet kamerunasi Joel Embiid, ndërsa në të tretin slloveni Luka Donqiq. Pas tyre ndodhen Antetokoumpo e Tatum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…