Ballkani arrin marrëveshje me Malishevën, Tolaj bëhet kampion

16 qershor 2023 | 15:19

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani është përforcuar me futbollistin e Malishevës, Bleart Tolaj.

Njoftimin për kalimin e Tolajt në skuadrën nga Suhareka e ka bërë të ditur skuadra e Malishevës, e cila e ka falënderuar futbollistin për kontributin e dhënë për ekipin dhe i uroi suksese në të ardhmen.

“Sot, FC Malisheva dhe FC Ballkani arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj në Ballkan. Pas bisedave interne me lojtarin, FC Malisheva u dakordua që ta liroj Tolajn duke vënë në favor interesin e lojtarit për avancimin e tij në karrierë duke i dhënë rast të luaj në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Ballkanin. Tolaj ishte pjesë e klubit tonë për një sezon dhe pati paraqitje fantastike përgjatë tërë sezonit. Duke parë potencialin e tij premtues, konsiderojmë se ky transfer do ta ndihmoj në zhvillimin e tij të mëtejmë profesional dhe ta sfidoj në ndeshje evropiane. Tolajn e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm në klub si lojtar profesionist dhe si person plot virtyte. Suksese në jetë dhe punë!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Malishevës.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi ka njoftuar se shtatë lojtarë janë liruar nga…