Ballkani barazon me Prishtinën
30 mars 2024
| 17:01
Kanë përfunduar dy ndeshjet derbi të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Lideri i tabelës, Ballkani, ka luajtur baras me Prishtinën duke rrezikuar kështu seriozisht pozitën e parë, që nesër mund t’i merret nga Llapi, nëse arrin fitore ndaj Lirisë.
Përballja e luajtur në “Sami Kelmendi” të Lipjanit përfundoi pa gola.
Ballkani pas këtij barazimi ka 53 pikë, tani vetëm dy më shumë se Llapi, që mban pozitën e dytë.
Prishtina mbetet e pesta në tabelë me 39 pikë të grumbulluara.