Ballkani ‘blindon’ 6 futbollistë

30 nëntor 2019 | 17:40

Ballkani Skuadra lidere e IPKO Superligës, Ballkani nga Suhareka ka “blinduar” gjashtë futbollit me kontrata afatgjate, raporton “Epoka e re”.

“Synimet drejt sukseseve kulminante nuk mund të bëhen pa futbollistët cilësor, tani të dëshmuar, siç janë: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuç”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Fotografia e FC Ballkani

 Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz,
Synimet drejt sukseseve kulminante nuk mund të bëhen pa futbollistët cilësor, tani të dëshmuar, siç janë: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuç.
Duke marrë për bazë se këta futbollist e kanë dëshmuar se me punë, pasion dhe përkushtim kanë mbrojtur ngjyrat portokalli, klubi FC Ballkani me mirëkuptim dhe vullnet të dyanshëm ka vazhduar bashkëpunimin afatgjatë me të lartpërmendurit nën këto afate dhe korniza të listuara më poshtë:

– Visar Berisha 2022
– Blend Baftiu 2021
– Ramiz Bytyqi 2024
– Jetmir Topalli 2021
– Kushtrim Gashi 2022
– Edvin Kuc 2021

Me këtë lajm ju premtojmë se ende nuk kemi treguar më të mirën, duke ju siguruar se FC Ballkani ka ende për të shfaqur ndeshje të bukura nëpër stadiume brenda dhe jashtë vendit.

Fotografia e FC Ballkani

Fotografia e FC Ballkani

Fotografia e FC Ballkani

Fotografia e FC Ballkani

Fotografia e FC Ballkani

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme u shënua edhe një tjetër viktimë nga…