Ballkani ‘blindon’ 6 futbollistë

27 nëntor 2020 | 23:07

Lideri i Superligës, Ballkani, ka vazhduar kontratat me lojtarët kryesorë të ekipit. Këtë e ka konfirmuar klubi nga Suhareka përmes rrjetit social “Facebook”.

“Të dashur tifozë. Me kënaqësi ju tregojmë se kemi vazhduar kontratat me disa prej futbollistëve tanë. Vazhdojmë … Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Futbollistët që kanë rinovuar janë: Arbër Prekazi, Edvin Kuc, Blendi Baftiu, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Albin Kapra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije…