Ballkani dhe Llapi presin fitoren e radhës

03 maj 2024 | 17:03

Në fundjavë do të zhvillohet java e 32-të në Superligën e Kosovës në Futboll. Edhe pesë xhiro kanë mbetur deri në fund të sezonit, gara për titull vazhdon të jetë interesante. Gara për mbijetesë ka filluar të marrë fund për faktin se Liria i ka humbur zyrtarisht shanset që të mbetet pjesë e elitës, ndërsa afër është edhe Fushë-Kosova që luan ndaj Dritës.

Gjilanasit kërkojnë fitore në këtë ndeshje, pasi tashmë ka mbetur katër pikë pas Ballkanit. Kampionët e Ballkanit e presin Dukagjinin me synim që t’i ndalin tri pikët në Suharekë, por klubi nga Klina ka ditur shpesh të jetë i papërshtatshëm për klubet kryesuese.

Në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit 74. Llapjanët aktualisht gjenden në vendin e dytë me dy pikë më pak se Ballkani dhe me çdo kusht kërkojnë fitoren për të vazhduar garën për titull, ndërsa Feronikeli 74 kërkon rezultat pozitiv për t’i ikur sa më shumë zonës së barazhit. Në duelet e tjera, Malisheva do ta presë Gjilanin në “Liman Gegaj”, kurse Prishtina i shkon Lirisë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën dhe nisin nga ora 15:00.

SUPERLIGA

Ballkani – Dukagjini
Llapi – Feronikeli 74
Malisheva – Gjilan
Drita – Fushë Kosova
Liria – Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumit italian La Gazzetta dello Sport ka treguar emrat e pesë lojtarëve…