Ballkani dje transferoi Artan Iljazin, sot Valentin Sereben
Skuadra kampione në fuqi në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani ka realizuar dy transferime në 24 orët e fundit. Kampionët nga Suhareka e transferuan të mërkurën portierin Artan Iljazi, derisa sot e transferoi sulmuesi Valentin Serebe.
“Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija. Klubi i uron mirëseardhje Artanit, duke i dëshiruar suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ndërsa lidhur me transferimin e sulmuesit Valentin Serebe nga skuadra rumune CFR Cluj, Ballkani ka shkruar: “Me kënaqësi ju njoftojmë se sulmuesi Valentin Serebe i është bashkuar ekipit tonë në formë huazimi nga skuadra e njohur rumune, CFR Cluj. Serebe vjen te Ballkani si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensivë, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara në sulm. Jemi të bindur se me talentin dhe përkushtimin e tij, ai do të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave tona këtë sezon”.
/Epoka e re/