Ballkani e Drita e nisin sezonin e ri me fitore

13 gusht 2023 | 19:47

Kampionia në fuqi e Superligës, Ballkani dhe nënkampionia Drita, e kanë nisur edicionin e ri të Superligës në futboll me fitore, duke dëshmuar përvojën dhe kualitetin e tyre në sfidat e para të sezonit.

Skuadra suahrekase e e drejtuar nga trajneri Ilir Daja e mposhti Lirinë me një gol të shënuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 65-të, me gjuajtje të saktë nga brendësia e zonës.

Ndërsa gjilanasit e Dritës e nisën sezonin e ri me fitore në derbin ndaj Llapit me rezultat 2-0. Pjesa e parë nuk pati gola, kurse rezultatin e zhbllokoi Blerim Krasniqi pas një ore lojë kur e shfrytëzoi një harkim të Besnik Krasniqit. Ndërsa, Albin Prapashtica, që hyri si zëvendësues e konfirmoi fitoren e gjilanasve, me gol të minutës së 75-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Këto skuadra me këtë start të mirë dëshmuan se edhe në sezonin e ri synojnë të luftojnë për tituj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, indirekt e ka pranuar se…