Ballkani e Ferizaj arkëtuan nga një pikë si mysafirë, Drita fitoi në shtëpi

16 mars 2019 | 16:45

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 23-të në IPKO Superligë. Ballkani ka arkëtuar një pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë dhe atë si mysafir i Llapit, duke barazuar 1:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra nga Theranda kaloi në epërsi në minutën e 5-të, me golin e Jetmir Topallit dhe ishte në rrugë të mirë për ta fituar ndeshjen. Megjithatë, llapjanët nga humbja i shpëtoi Mentor Zhdrella, me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 84-t, pasi paraprakisht Visar Berisha luajti me dorë brenda zonës. Pa fitues, por edhe pa gola ka përfunduar edhe ndeshja në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Ferizajt.

Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Lirinë, me rezultat 2:0. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Filonit Shaqiri, në minutën e 77-të dhe Betim Haxhimusa, në minutën e 82-të.

Nesër zhvillohen dy ndeshje tjera të javës së 23-të, ku takohen Feronikeli – Trepça’89 dhe Gjilani – KEK-u, derisa ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit, do të zhvillohet më 27 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pjesëmarrjen e rreth 700 delegatëve, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur…