Ballkani e mbyll stinorin vjeshtor me fitore të thellë ndaj Gjilanit

27 nëntor 2022 | 15:04

Ballkani ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjilanit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Bajram Jashanica, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ermal Krasniqi shënoi edhe dy herë për kampionin aktual.

Kështu kampioni aktual e mbyll sezonin në vendin e dytë me 33 pikë të grumbulluara nga 15 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kazermën “Adem…