Ballkani e mposhti kampionen

21 tetor 2020 | 16:07

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e mposhti me rezultat 2-0, kampionen e Kosovës, Dritën.

Në minutën e 20-të, Mirlind Daku konfirmoi edhe një herë formën e lartë duke shënuar për 1-0. Katër minuta me vonë, Drita mbeti pa një lojtar pasi gjyqtari kryesor e përjashtoi nga loja, Ilir Blakçorrin. Gjyqtari përjashtoi me karton të kuq edhe trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi.

Në minutën e 75-të, Daku realizoi edhe golin e dytë dhe të 14 në këtë kampionat. Pas kësaj ndeshje, Ballkani përforcon pozitën e parë me 19 pikë, derisa Drita është e katërta me 10 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti për mini-shengenin, deputeti i…