Ballkani e zbret Gjilanin nga froni
Ballkani e ka fituar derbin e javës së 16 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll ndaj Ballkanit (2-1). Në këtë mënyrë skuadra e Ismet Munishit e zbret Gjilanin në pozitën e dytë dhe e rimerr pozitën e parë në elitë.
Skuadra nga Suhareka e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi pas katërmbëdhjetë minutave lojë, kur futbollisti në topformë Blend Baftiu realizoi për 1-0. Golin e dytë vendasit e shënuan pas nëntë minutave lojë, por kësaj radhe shënues ishte Jetmir Topalli. Gjilani e ngushtoi epërsinë në 2-1, me golin e Gerhard Prognit, në minutën e 37-të.
Pesë minuta para fundit gjyqtari kryesor e përjashtoi nga ndeshja me karton të kuq, Ismet Munishin me arsyen e reagimeve të tepërta ndaj vendimeve të gjyqtarit. Pas kësaj ndeshje Ballkani është në pozitën e parë me 34 pikë, kurse Gjilani bie në pozitën e dytë me 31 pikë.
/Epoka e re/