Ballkani eliminohet nga kampioni i Andorrës
16 korrik 2024
| 20:59
Ballkani është eliminuar në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës u mposht nga Santa Coloma e Andorrës pas penalltive.
Ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të mysafirëve, nga ku u dashtë që fituesi të përcaktohet përmes 11-metërshave.
Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi dështuan nga pika e bardhë, dhe kështu skuadra mysafire shënoi fitore prej 6-5 në penallti.
Ballkani tashmë me këtë humbje bie në Ligën e Konferencës, aty ku do të jetë në fazën e dytë kualifikuese.